Ambasadori i Izraelit në Holandë përgëzon Kosovën për hapjen e Ambasadës në Jerusalem

13 korrik 2022 | 12:38

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Holandë, Dren Doli, dje është takuar me ambasadorin e Izraelit atje, Modi Ephraim.

Doli ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se ka qenë një takim i shkëlqyer me ambasadorin Ephraim, derisa kanë diskutuar për prioritetet e politikës së jashtme, sfidat e përbashkëta dhe rrugën për zgjerimin e bashkëpunimit në Holandë.

Për këtë takim ka reaguar edhe vetë ambasadori i Izraelit në Holandë, duke thënë se ka qenë shumë i lumtur që është takuar me ambasadorin e Kosovës me të cilin kanë zhvilluar diskutime të frytshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant…