Ambasadori Reka: Ballkani ka nevojë për stabilitet demokratik përkundrejt atij autokratik

10 prill 2023 | 22:03

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, duke folur për situatën në Ballkan, veçanërisht për ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi, ka theksuar se Ballkani ka nevojë për stabilitet demokratik për dallim nga sundimi autokratik.

Reka ka shkruar në “Twitter” se përpjekja për të balancuar përgjegjësinë nga të dyja palët duke ushtruar presion të njëanshëm, nuk mund të funksionojë.

“Ballkani ka nevojë për stabilitet demokratik përkundrejt atij autokratik. Në vend që të mbështetet tek stabiliteti, rajoni është në nevojë për sundim vlerash. Dyanshmëria në përgjegjësi me presion vetëm në njërën anë, nuk mund të funksionojë”, ka shkruar ambasadori Reka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imer Imeri në “Debat Plus” e ka pranuar publikisht se…