Ambasadori Ukshini nderon dëshmorin e kombit Indrit Cara

31 mars 2019 | 12:03

Ambasadori në detyrë i Kosovës në Republikën e Shqipërisë, Sylë Ukshini, me rastin e 20-vjetorit të rënies së deshmorit të kombit Indrit Cara – ‘Ushtar Kavaja’, ka bërë homazhe pranë bustit të tij si dhe ka vizituar edhe familjen e ushtarit të UÇK-së.

Postimi i plotë i ambasadorit Ukshini në llogarinë e vet ‘Facebook’:

Në 20 vjetorin e rënies heroike të Indrit Carës- Ushtar Kavaja, i shoqëruar nga Sokol Poga, Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dhe ushtaraku në pension Dilaver Goxhaj, bëra homazhe dhe vendosa buqetë lulesh pranë shtatores së dëshmorit të kombit Indrit Cara. Më pas takuam edhe prindërit e Indritit dhe Dorijanin, vëllanë e dëshmorit, i cili kishte ardhur enkas nga Londra në këtë përvjetor. 

Lufta dhe sakrifica e djemve si Indriti i hapi Kosovës perspektivën e involvimit ushtarak ndërkombëtar, intervenimit ushtarak të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe dhe infrastrukturës represive të shtetit serb.

Indrit Cara, një ushtarak profesionist, i cili kishte emigruar në fillim të viteve 90-ta në Londër të Britanisë së Madhe, me shpërthimin dhe masivizimin e luftës së UÇK-së, nga Londra u rreshtua në fronte e luftës, duke dhënë gjithçka edhe jetën për lirinë e Kosovës. Sakrifica e Indritit dhe e bashkëluftëtarëve të tij përbënë një kontribut të madh në fitoren e madhe  të Kosovës në luftë kundër okupatorit dhe agresionit serb. Indrit ra në frontin e luftës pikërisht 20 vjet më parë, me 31 mars 1999,  në rrethinën e qytetit të Therandës. 

Tek pas çlirimit të Kosovës, në tetor të vitit 1999 trupi i tij u rivarros në sheshin kryesor të Kavajë, i cili me krenari mbanë emrin e këtij dëshmori të kombit.??

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokatja liberale dhe kritike e Qeverisë, Zuzana Çaputova ka mposhtur…