Amber Heard jep intervistën e parë pasi humbi gjyqin: Njerëzit mendojnë se e njohin Johnny Depp, është një aktor fantastik

13 qershor 2022 | 16:08

Aktorja e njohur, Amber Heard ka dhënë intervistën e parë pas vendimit të gjykatës në favor të ish burrit të saj, Johnny Depp. Aktori me famë botërore hodhi në gjyq ish gruan me pretendimin se ka mashtruar kur e përshkroi veten si një e abuzuar në familje.

Në një sekuencë shkëputur nga emisioni “Today” të NBC, duke folur për vendimin e jurisë, ajo tha: “Unë nuk i fajësoj ata. Unë në fakt e kuptoj. Ai është një personazh i dashur dhe njerëzit mendojnë se e njohin atë. Ai është një aktor fantastik,” tha për Depp.

Johnny Depp's Hollywood Comeback? It'll Take More Than His Fans | IndieWire

Heard e quajti sulmin ndaj saj në mediat sociale si të padrejtë pasi shumë postime në TikTok dhe Twitter dukej se favorizonin Depp gjatë gjyqit. Depp e paditi për 50 milionë dollarë për një shkrim në The Washington Post , në të cilën tha se ishte bërë një “figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV) të dielën ka shënuar 17-vjetorin e themelimit.…