Lamine Yamal thyen rekordin e Mbappes në Ligën e Kampionëve

04 nëntor 2026 | 12:30

Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në Ligën e Kampionëve. Ylli i Barcelonës ka thyer një rekord të Kylian Mbappes, duke regjistruar më shumë gola në këtë garë para se të mbushte 20 vjeç.

Në moshën 19-vjeçare, Yamal ka arritur në kuotën e 14 golave në Ligën e Kampionëve, një më shumë se Mbappe, i cili kishte realizuar 13 gola para ditëlindjes së tij të 20-të, shkruan Barcelona në faqen e saj zyrtare.

Yamal e ka arritur këtë shifër në vetëm 37 paraqitje në kompeticionin më prestigjioz për klube.

Në fitoren 3:0 ndaj Aston Villas, futbollisti spanjoll ka shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e shtatë, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare.

Yamal do të ketë ende kohë për ta përmirësuar rekordin, pasi ditëlindjen e 20-të do ta festojë në korrik të vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Senatori republikan, Ron Johnson, ka pranuar se Donald Trumpi mund…