Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi, i gatshëm në fundjavë

16 tetor 2023 | 15:28

Napoli e ka marrë një lajm të mirë të hënën. Futbollisti nga Kosova, Amir Rrahmani është shumë afër rikthimit në fushën e blertë, pas një lëndimi që e mbajti jashtë për disa javë.

Madje, sipas mediave italiane, përfaqësuesi i Kosovës, i cili ka munguar në ndeshjet e tetorit, pritet të jetë i gatshëm që në sfidën e vikendit që do ta ketë Napoli. Skuadra italiane në fundjavë do të ketë punë me Hellas Veronën dhe Rrahmani është duke u diskutuar si opsion për të luajtur nga fillimi.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është lënduar në ndeshjen ndaj Bragas në Ligën e Kampionëve, ku është dashur ta lëshojë fushën në minutën e 13-të për shkak të lëndimit në kofshën e majtë.

Ai ka munguar në ndeshjen që Napoli e kishte ndaj Bolognas, e po ashtu edhe për Kosovën në sfidën ndaj Andorrës, të enjten e kaluar.

E tash, Rrahmani pritet të jenë një atu e madhe në fazën defanzive për Napolin, si dhe për Kosovën në muajin nëntor.

Pas 9 xhirove, Napoli është i pesti në tabelë me 14 pikë, shtatë më pak se Milani lider.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të paraqiten në skenën ndërkombëtare. Përveç…