Analistët nuk i besojnë sondazhit të Armend Mujës

19 janar 2021 | 23:27

Albert Krasniqi nga Demokracia + dhe gazetari Vehbi Kajtazi kanë komentuar sondazhin i cili u prezantua në RtvD, e i cili është përgatitur nga kandidati i VV’së, Armend Muja.

Sipas tyre ky sondazh ka disa mangësi dhe nuk është i qartë.

Krasniqi tha se margjina e gabimeve në këtë sondazh e dëmton besueshmërinë.

“A është kjo punë e studentëve, a po bëjnë ushtrime, margjina e gabimeve në komuna e dëmton besueshmërinë e këtij sondazhi dhe besoj që në të ardhmen t’i prezantojnë këto detaje më mirë”, tha ai.

Ndërsa, gazetari Kajtazi tha se e merr me rezervë këtë sondazh për shkak se është punuar nga një person që është në një parti, por tha se nuk paragjykon metodologjinë.

“Në momentin që është dikush nga një parti në kry të këtij sondazhi e kontaminon, i vjen era. Unë e marr me rezervë.”, tha ai.

Sondazhi i VV’së, i realizuar nga Armend Muja

Në bazë të një sondazhit në Rtv D i cili është realizuar nga ish-analisti tani kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Armend Muja, e vendos të parën në zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizjen Vetëvendosje me 54.1%.

Në këtë sondazh PDK radhitet si e dyta me 14.9% e pasuar nga LDK’ja me 10.3%, transmeton Periskopi.

Ky sondazh është realizuar nga 11 janar deri 17 janar 2021.

Ky është rezultati për të gjitha partitë:

54.1% VV
14.9% PDK
10.3% LDK
6.4% AAK
1.4% Nisma
5.0% Lista Serbe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në më pak se një vit, Shtetet e Bashkuara kapërcyen…