Ancelotti: Do të jetë më ndryshe ndaj Barcelonës

20 tetor 2021 | 16:44

Në ndeshjen e radhës Real Madridi do të përballet me Barcelonën në “Camp Nou” dhe trajneri Carlo Ancelotti është optimist, posaçërisht pas fitores me 5-0 në terrenin e Shahtjor Donjetskut.

Tekniku italian tha se ky trepikësh jep besim, por ndeshja ndaj Barcelonës do të jetë plotësisht më ndryshe.

“Të gjithë përformuan mirë. U mbrojtëm mirë. Ishim fokusuar, e bëmë strategjinë e duhur dhe u rikthyem në mbrojtje kur ata ishin në kundërsulme. Kjo fitore na jep besim, por ndeshja ndaj Barcelonës do të jetë ndryshe dhe do të jetë tregim tjetër.  Është e rëndësishëm që mbajtëm porën e paprekur. U mbrojtëm mirë. Të gjithë ia dolën mirë individualisht sepse të gjithë punuan shumë”, ka deklaruar trajneri Ancelotti. Të dielën, në orën 16:15, në stadiumin “Camp Nou”, do të zhvillohet “El Clasico”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para disa muajve, Qeveria gjermane ka publikuar të dhëna lidhur…