Ancelotti: Jemi favorit ndaj Liverpoolit, por duhet të kemi kujdes

13 mars 2023 | 13:30

Real Madridi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër Liverpoolit (5-2) në “Anfield”.

Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e tij është favorit për tu kualifikuar në çerekfinale, por duhet të ketë kujdes në ndeshjen kthyese që zhvillohet të mërkurën në Madrid.

“E kemi një eksperiencë nga sezoni i kaluar kundër Chelseat. Nuk mund ta fshehim se jemi favoritë për të shkuar më tej, por nuk duhet të harrojmë se janë edhe 90 minuta për t’u luajtur dhe duhet t’i luajmë me të njëjtën frymë si në ‘Anfield’. Avantazhi që kemi nuk duhet të na bëjë të flemë mbi dafina. Kjo ndeshje mund të paraqesë plot kurthe, ndaj duhet të bëjmë shumë kujdes”, ka thënë Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, më…