Ancelotti: Nuk do të ketë transferime të tjera

15 korrik 2022 | 15:05

Real Madridi e transferoi Aurelien Tchoumeni nga Monaco për më shumë se 80 milionë euro, ndërsa Antonio Rudiger erdhi nga Chelsea si lojtar i lirë. Këta dy lojtarë pritet të jenë të vetmit që Realit i ka transferuar këtë verë. Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri Carlo Ancelotti.

“Ne nuk do të përfundojmë asnjë nënshkrim tjetër. Jemi të kënaqur me ekipin aktual, jemi të fortë. Jam i lumtur me Rudiger, Tchouameni dhe jam i sigurt se Hazardi do të na ndihmojë shumë”, ka thënë Ancelotti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK)…