Ancelotti: Nuk treguam ndeshje të mirë ndaj Leipzigut

07 mars 2024 | 12:40

Real Madrid u kualifikua në çerekfinale, por vuajti jo pak përballë Leipzigut (1-1). Një gjë të tillë e ka pranuar edhe trajneri Carlo Ancelotti, por me rëndësi për trajnerin italian ka që ekipi i tij u kualifikua tutje.

“Ndeshje e shëmtuar, e luajtur pa intensitet dhe me shumë shqetësim. Luajtëm kundër Leipzig që nuk kishte asgjë për të humbur, vuajtëm, por e rëndësishme është që arritëm në çerekfinale. Që nuk ishte një mbrëmje e bukur kjo ishte e qartë. Do të bëjmë pak autokritik, por pa e ekzagjeruar”, ka thënë Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e enjte) në Kosovë shënohet dita e mësimdhënësve. 7…