Ancelotti, pas humbjes nga Atletico: Nuk dua probleme në finale

09 maj 2022 | 17:09

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, i ka nisur që nga derbi me Atleticon përgatitjet për finalen e Ligës së Kampioneve. Shumë titullarë janë lënë pushim, ose janë aktivizuar pak.

Edhe vetë italiani duke folur pas ndeshjes ka deklaruar se në derbi objektivi numër një ka qenë shmangia e problemeve me dëmtimet.

“Nga këtu e deri në fund të sezonit duhet të tregohemi të kujdesshëm. Nga derbi nuk doja të dilja me probleme dhe për fat gjithçka shkoi mirë, përveç rezultatit. Këto ndeshje që na mbeten do t’i shfrytëzojmë në maksimum për finalen e Ligës së Kampioneve. Për fat këto kohë do të na shërbejnë për të rikuperuar forca dhe lojtarë që kanë pasur probleme me dëmtimet”, u shpreh Ancelotti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fenomenet mbinatyrore i kanë intriguar gjithnjë njerëzit. E tillë ka…