Ancelotti për Realin: Skuadra më e mirë që kam pasur ndonjëherë

23 tetor 2022 | 14:20

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ishte plot lëvdata për lojtarët e tij pasi fitorja 3-1 e së shtunës ndaj Sevillas mbajti fillimin e pamposhtur të skuadrës.

“Los Blancos” mbrëmë shkuan në 10 fitore nga 11 në La Liga deri më tani këtë sezon me një fitore komode 3-1 ndaj Sevillas në “Santiago Bernabeu”

Skuadra e Carlo Ancelottit ende nuk ka shijuar humbjen këtë sezon dhe pikët e tyre të vetme të humbura kanë ardhur në barazimet kundër Osasuna në La Liga dhe Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve.

“Është një skuadër që është një gëzim për të trajnuar, sepse ata të gjithë respektojnë vendimet që marr dhe nuk shkaktojnë asnjë problem. Është një nga skuadrat më të mira, nëse jo më e mira që kam pasur ndonjëherë”, ka thënë trajneri italian.

Djemtë e Ancelottit janë në krye të La Ligës, tashmë janë kualifikuar në 16-shën e fundit të Ligës së Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleksandër Arsenijeviq, kryetar i partisë “Mbijetesa Serbe”, ka shkruar një…