Ancelotti për të ardhmen e Modriqit: Nuk e di nëse qëndron si zëvendësues

27 shkurt 2024 | 15:50

Mesfushori Luka Modriq ka shënuar një gol vendimtar për Real Madridin në fundjavë, derisa në pikëpyetje mbetet e ardhmja e tij.

Kontrata e kroatit skadon më 30 qershor, një situatë të cilën Modriqi e përjetoi edhe në sezonin e kaluar, por që vendosi ta rinovonte.

Në përpjekje për të sqaruar këtë çështje, trajneri i tij Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp :

“E gjitha është në dorën e tij, varet nga ai, Toni Kroos apo Nacho. Ai është një djalë i mirë, shumë modest, e dua por nuk e di nëse dëshiron të qëndrojë si zëvendësues. E kuptoj që është i trishtuar. Këmbët dhe energjitë i ka ende, por nuk është fundi i karrierës, pasi ka cilësi”, ka deklaruar Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët mes ekspertëve financiarë…