Ancelotti: Po, më ka kërkuar Brazili

01 prill 2023 | 15:00

“Po, është e vërtetë që në Brazil më duan, më kanë kërkuar që të bëhem trajner i ekipit përfaqësues. Më bëhet shumë qejfi, kjo është normale, por unë kam një kontratë me Real Madrid dhe dua ta respektojë”.

Me këto fjalë, për herë të parë, Carlo Ancelotti pranon zyrtarisht ofertën e bërë nga 5 herë kampionët e botës për të marrë drejtimin e “seleçaos”.

“Kam një kontratë me Realin dhe më pëlqen shumë ky klub, më pëlqen të qëndrojë këtu. Mungojnë edhe dy muaj deri në përfundim të sezonit, janë disa objektiva që mund të arrihen, më pas të ardhmes nuk i dihet, mund të ndodh çdo gjë”, u shpreh ndër të tjera Carlo Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona kanë përfunduar në pranga pas mesnate në rrugën…