Ancelotti refuzon Italinë

04 dhjetor 16:23

Carlo Ancelotti ka zhgënjyer italianët të cilët do e donin në drejtimin e kombëtares së tyre pas largimit të Venturës.

“Unë te kombëtarja? Jo sepse do të thoshte të ndryshoja zanat. Unë dua të stërvit çdo ditë një skuadër klubi”, ka thënë ish-trajneri i Milanit i ftuar në emisionin “Domenica Sportiva”. “Jam i nderuar nga fakti që të gjithë italianët më duan në drejtimin e kombëtares. Futbolli italian ka probleme të cilat nuk mund t’i zgjidh vetëm unë, është çështje e sistemit. Futbollisti italian, për momentin, nuk është në nivelin e atij spanjoll, gjerman apo anglez”, ka shtuar Ancelotti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti ka zhgënjyer italianët të cilët do e donin…