Ancelotti: Triumfi ndaj Cityt, motiv për të fituar Ligën e Kampionëve

18 prill 2024 | 10:53

Real Madridi eliminojnë Manchester City me penallti dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ku do të përballet me Bayern Munchen.

I lumtur për këtë sukses është shprehur trajneri Carlo Ancelotti, i cili ka thënë se mposhtja Cityt është një mundësi për të fituar një tjetër Ligë të Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur, e dinim se duhej të vuanim dhe vuajtëm, ishte një ndeshje shumë e vështirë, patëm shumë vështirësi, por në fund fituam. Jam shumë krenar për fazën e mbrojtjes sepse nuk jemi mësuar të bllokohemi kështu. Zumë hapësirat dhe ishim kompakt. Nuk është e lehtë të kesh më shumë kontroll në një ndeshje kundër Manchester City, ata janë kampionë të vërtetë. Goli na la prapa, nuk kishim nevojë të luanim në sulm. Ishte një gol i mirë, më pas luajtëm me kundërsulme dhe mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë. Titulli i 15-të i Ligës së Kampionëve? Së pari, le të mendojmë për gjysmëfinalen. Në tre vitet e fundit kemi luajtur kundër Cityt dhe ata janë më të mirët në Evropë. Mposhtja e tyre ishte një mundësi për të fituar një tjetër Ligë të Kampionëve”, u shpreh Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen e ka eliminuar Arsenalin në çerekfinale të Ligës…