Ancelotti zbulon të ardhmen e Modriqit, Kroosit dhe Nachos

12 dhjetor 2023 | 12:20

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se Luka Modriq dhe Toni Kroos si dhe mbrojtësi Nacho do të largohen nga klubi vetëm atëherë kur ata e konsiderojnë se duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Strategu italian që të tre futbollistët i ka quajtur legjenda të klubit madrilen.

“Modriq, Kroos e Nacho do të vendosin për të ardhmen e tyre kur të duan ata. Legjendat e këtij klubit vendosi vetë se çka duan të bëjnë. Klubi e ka një respekt të madh për këta lojtarë, të cilët e kanë fituar të drejtën të vendosin për të ardhmen e tyre”, ka thënë Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria Kurti ka diskriminuar Komunën e Skenderajt, duke mos e…