Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Osmani: Asociacioni nuk është kusht në këtë fazë

27 mars 2024 | 11:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se themelimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe nuk është kush për anëtarësim në Këshill të Evropës (KE) në këtë fazë.

Ajo ka bërë me dije se Asociacioni do të jetë detyrim për Kosovën vetëm pas anëtarësimin të Kosovës në KE.

“Interpretimet që i jep zonja Bakojanis apo interpretimet që i japin deputetë individualë janë interpretimet e tyre. Mirëpo në qoftë se lexoni letrën e saj në veçanti paragrafi 11-të i raportit e qartëson që kur flitet për asociacionin flitet si një prej detyrimeve pos anëtarësimit, pra nuk flitet për këtë fazë për themelim të Asociacionit”, ka thënë Osmani.

Duke e komentuar letrën e krerëve institucionalë për Dora Bakojanis, ku Kosova është zotuar për themelimin e Asociacionit, ajo ka thënë se për këtë çështje Kosova është zotuar në vitin 2013.

“Mos të harrojmë që për themelimin e Asociacionit është dhënë përkushtimi i plotë në vitin 2013 nëpërmjet ratifikimit, por ky është përsëritur në marrëveshjen e fundit, marrëveshjen bazike të 27 shkurtit 2023. Pra ky nuk është përkushtim i marsit 2024, është përkushtim i marrëveshjes bazike të viti 2023”, ka thënë Osmani.

Më tutje, ajo ka treguar se në letrën e krerëve institucionalë janë përfshirë edhe kërkesat e saj.

“Ajo çka është më rëndësi që ka qenë edhe kërkesë e imja në letrën që e kemi dërguar e ka përfshirë një pjesë ku kërkohet që çdo detyrim i Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën Kushtetuese, ligjet e Kosovës me Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është korniza jonë dhe nuk dalim kurrsesi jashtë saj”, është shprehur Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…