Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit mbajnë një minutë heshtje për Ali Lajçin

29 prill 2024 | 12:47

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në fillim të mbledhjes, kanë mbajtur një minutë heshtje për ish-deputetin dhe ish-kryetar i Komunës së Pejës, Ali Lajçi.

Lajçi është ndarë dje nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Lajçi ka qenë më herët edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka qenë gjithashtu njëri ndër organizatorët e demonstratave të studentëve të vitit 1981 kundër regjimit serb në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik…