Anëtari i bordit të Telekomit u çon ‘selam’ Ipko-s e Z-Mobiles

27 gusht 2018 | 21:25

Fidel Krasniqi, anëtar i Bordit të Telekomit të Kosovës përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ua ka bërë me dije Ipko-s dhe Z-Mobiles, se mjaft e kanë shkatërruar “Valën” dhe se tani ka ardhur koha që të rishikohen dhe rishqyrtohen marrëveshjet të cilat janë bërë në dëm të saj.

Ja postimi i plot i tij:

Ipko dhe Z – Mobile me praktikat e tyre komerciale dhe jo vetem, po mundohen ta shkatërrojne Valën duke harruar që këto funksionojne në kurriz të Valës, njera duke shfrytezuar shërbimet, infrastrukturen dhe bërthamen (Core -in) pothuajse pa kosto dhe tjetra rrjetin me një kontratë “misterioze” me të cilën është koha të rishqyrtohet.

Tani është koha që Vala t’i shkund këto hiena nga kurrizi të cilat po ja thithin gjakun dita ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ata që kanë mashtruar në rastin e veteranëve, mund të…