Anëtari i Kryesisë së Nismës: Kjo qeveri e shkarkuar duhet të largohet sa më shpejt

03 prill 2020 | 20:40

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të qeverisë në largim.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Albin Kurti sa ishte në opozitë deklaronte se në ndërmarrje publike duhet të vijnë individë profesionistë që nuk kanë librezë partie.

Hoxha ka thënë se kjo qeveri e shkarkuar, në detyrë, duhet të largohet sa më shpejt.

“Albin, ku mbetën fjalët tua se ke për ta çkapur shtetin. Sa ishe në opozitë ke deklaruar se në ndërmarrje publike duhet të vijnë individë profesionistë që nuk kanë librezë partie. E sot si kryeministër i shkarkuar nga më shumë se 80 deputetë, po vazhdon me shkarkimin e bordeve ekzistuese të ndërmarrjeve për t’i zëvendësuar ato me njerëz të VV-së. U ke thanë qytetarëve jepjani votën VV-së se bordet do të çkapen nga politika e do të jenë profesionale e të pavarura. A po të kujtohet? I ke mashtruar ata qytetarë që ta dhanë votën. Kjo qeveri e shkarkuar, në detyrë, duhet të largohet sa më shpejt. Vendit i duhet qeveri stabile e cila punon për qytetarët”, ka shkruar Hoxha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Klinike Universitare (QKUK) ka njoftuar se sot janë të…