Anglia me skuadrën më të vlefshme në ‘Katari 2022’

17 nëntor 2022 | 11:01

Në Kampionatin Botëror do të marrin pjesë disa prej futbollistëve më të mirë në botë. Spektakli do të shfaqë talentet më të mirë të futbollit që luajnë në ligat më prestigjioze, duke përfshirë Ligën Premiere, Serinë A, La Ligën dhe Ligën 1.

Lojtarët e Francës ngritën trofeun e Kupës së Botës në vitin 2018, duke fituar kundër Kroacisë në stadiumin “Luzhniki” në Rusi. Me 32 përfaqësuese që marrin pjesë në garë, disa skuadra natyrisht se do ta kenë vlerën më të madhe prej të tjerash. Sipas “Marca”-s, Anglia do të shkojë në Katar me ekipin më të vlefshme në botë.

Të dhënat mbi vlerën e tregut të lojtarëve të mbledhura nga “Transfermarkt” tregojnë se “Tre Luanët” kanë lojtarë të shumtë të vlerësuar në 80 milionë euro ose më shumë. Asi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane, Phil Foden dhe Bukayo Saka janë disa nga lojtarët më të vlefshëm të Anglisë. Franca është skuadra tjetër që shkon në Kupën e Botës me një ekip të shtrenjtë, me skuadrën që përmban disa prej talenteve më të mirë në botë.

Lista e dhjetë përfaqësueseve më të shtrenjta në Kampionatin Botëror:

Anglia – 1.35 miliard euro
Franca – 1.13 miliard euro
Brazili – 1.064 miliard euro
Spanja – 1.031 miliard euro

Gjermania – 1.025 miliard euro
Portugalia – 938 milionë euro
Argjentina – 764 milionë euro
Belgjika – 55 milionë euro

Holanda – 474 milionë euro
Uruguai – 419 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë…