Konjufca, deputetëve të Vetëvendosjes: Uluni dhe mos bëni zhurmë

17 nëntor 2022 | 10:59

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë ka nisur me betimin e deputetëve të rinj të Listës Serbe, që do të zëvendësojnë të dorëhequrit nga nacionaliteti serb.

Por edhe në këtë seancë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pasur vërejtje për zhurmën në seancë.

Madje Konjufca ka kritikuar deputetët e partisë së cilës i takon edhe ai.

“Deputetë të LV-së a mundeni mos me bë zhurmë edhe me u ulë në vendet tuaja”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës të enjten janë betuar 10 deputetë…