Anglia planifikon ta ‘blindojë’ trajnerin Southgate

08 shtator 2021 | 17:30

Federata Angleze e Futbollit kërkon t’i ofrojë Gareth Southgate një kontratë të re tek Anglia.

Strategu aktual ka kontratë me “Tre Luanët” deri në Botërorin e ardhshëm që do të zhvillohet në Katar deri në fund të dhjetorit të ardhshëm.

FA kërkon që kontrata e trajnerit të rinovohet edhe për dy vjet të tjera, për të pasur mundësi që të jetë sërish në krye të Anglisë dhe për Evropianin e vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Lajmi konfirmohet nga “Sky Sports UK”.

Southgate drejtoi Anglinë drejt gjysmëfinales së Kupës së Botës në vitin 20018 dhe në finalen e Euro 2020. Askush më parë nuk ka bërë më mirë se ai në vitit e fundit. Southgate ka shprehur dëshirën për ta marrë drejtimin e një klubi, por oferta e Federatës Angleze mund ta bindë që të qëndrojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë…