Anglia turpërohet nga Hungaria

14 qershor 2022 | 22:43

Kombëtarja e Anglisë ka vazhduar me rezultate të dobëta në Ligën e Kombeve. “Tre Luanët” kanë pësuar sërish humbje nga Hungaria.

Të përzgjedhurit e Gareth Southgate pësuan humbje në xhiron e katërt të Grupit 3 në Ligën A. Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Molineux” ka përfunduar me rezultatin 0:4.

Roland Sallai (16’, 70’), Zsolt Nagy (80’) dhe Daniel Gazdag (89’) shënuan golat e fitores për hungarezët.

Hungaria prin në grup tani me shtatë pikë, teksa Anglia mbetet e fundit me vetëm dy pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së e i TMK-së dhe ish-kryeministri, Agim Çeku,…