Anija me migrantë lejohet të zbarkojë në Spanjë

18 gusht 2019 | 15:40

Qeveria spanjolle tha sot se anija që ka në bord më shumë se 100 migrantë, mund të ankorohet në portin në Algeciras.

Anija e shpëtimit me migrantë për më shumë se dy javë po qëndron në brigjet italiane dhe po pret që autoritetet t’i japin leje për të zbarkuar migrantët.

Migrantët, shumica e të cilëve janë nga Afrika, u shpëtuan nga anija “Open Arms” në brigjet e Libisë dhe prisnin leje nga autoritetet italiane që të zbarkoheshin në Ishullin Lampedusa.

Por, ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka urdhëruar zyrtarët që të mos lejojnë që anija të zbarkojë migrantët edhe pse të shtunën ai bëri një lëshim, duke lejuar që të largoheshin nga anija 27 persona nën moshën madhore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City dështoi ta sigurojë fitoren e dytë në Premierë…