ANP ‘Adem Jashari’: Ende nuk dihet se kur do të nisin fluturimet komerciale

04 qershor 2020 | 15:00

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” të hënën ka treguar se nga data 8 qershor janë paraparë disa fluturime.

Sipas ANP-së, përveç deri në këtë datë ende nuk dihet se kur do të nisen fluturimet komerciale nga Kosova dhe anasjelltas.

Lajmin për “Telegrafin”, e ka konfirmuar zëdhënësja e kompanisë, Valentina Gara.

“Deri më tani nuk ka asgjë të re prej gjendjes së mëhershme. Jemi në pritje që pas datës 8 qershor Ministria e Infrastrukturës të del me një vendim të ri. Pas kësaj date do të dalim në një konferencë për shtyp”, u shpreh Gara.

Kujtojmë se prej paraqitjes së rasteve të para me COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që t’i pezulloj të gjitha fluturimet nga Kosova dhe anasjelltas. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia planifikon të rikthejë fluturimet ndërkombëtare me rreth 40 shtete…