Aplikimi për gjeneratën e pestë të Limak ASI ka filluar

11 prill 2019 | 11:09

Në vazhdën e përgjegjësisë sociale të korporatës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës për gjeneratën e V-të të Institutit të Shërbimeve Aeroportuale.

Sipas një njoftimi për media nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, studentëve të Universitetit të Prishtinës do t’ju mundësohet trajnimi dhe marrja e njohurive të shërbimeve të aeroportit edhe përmes punës praktike, e po ashtu duke iu ofruar edhe mundësi punësimi.

Aplikimi për këtë institut bëhet online www.limakasi.com deri me datë 19 prill 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka prezantuar Raportin e punës…