Apostolova kërkon tërheqjen e vendimit për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar

21 qershor 2018 | 11:31

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, nëpërmjet  një deklarate për media, ka thënë se vendimi për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar në Kosovë duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i Ligjit të ri për pagat.

Ajo ka theksuar se ky vendim është në kundërshtim me qëllimet e përbashkëta për ta bërë administratën publike të Kosovës më të barabartë, meritore, koherente dhe llogaridhënëse.

“Më 12 qershor, Qeveria riktheu vendimin e saj për rritje ad-hoc të pagave për anëtarët e kabinetit, këshilltarë të caktuar, disa nëpunës të lartë civilë dhe stafin mbështetës të kabinetit qeveritar. Shpreh keqardhjen time për këtë vendim, pasi që përgatitja e Projektligjit për pagat është në proces e sipër”, ka deklaruar Aspotolova, duke shtuar se ky ligj do të rregullojë njëherë e përgjithmonë pagat që paguhen nga buxheti i Kosovës me kritere objektive dhe të drejta.

“Ky ligj është pjesë e procesit të reformave në administratën publike e të cilin BE-ja e mbështet”, ka thënë Apostolova.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka…