Arabët nuk ndalen, ofertë 120 milionëshe për Modriqin  

01 qershor 2023 | 16:25

Pasi e siguruan Cristiano Ronaldon dhe po i synojnë Lionel Messin dhe Karim Benzeman, arabët nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Klubet nga Arabia Saudite e kanë ndërmend t’i sjellin yjet e futbollit evropian, ndonëse në përfundim ta karrierës.

Sipas mediumit spanjoll “OK Diario”, mesfushorit kroat i është bërë një ofertë prej 120 milionë eurosh për tri sezonet e ardhshëm.

37-vjeçari pritet ta vazhdojë kontratën me Real Madridin për një vit tjetër, por mediet spanjolle raportojnë se oferta e fundit e arritur nga Lindja e Mesme i ka turbulluar ujërat.

Tash, i mbetet “maestros” së mesfushës të vendos nëse do t’i ndjekë paratë e arabëve, të cilët i bënë ofertë thuajse të parezistueshme dhe të parefuzueshme, apo të vazhdojë të luajë edhe një vit në nivele të larta nën drejtimin e Carlo Ancelottit në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka treguar për…