Arben Fetoshi i bashkohet PDK-së

11 janar 2021 | 13:43

Profesori Arben Fetoshi është aderimi i radhës në Partinë Demokratike të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një konference për medie.

I pari i PDK-së, ka deklaruar se ardhja e Fetoshit është nder dhe privilegj për këtë parti.  “Viti 2020 ka qenë vit i dëshpërimit të madh të dy qeverive të dështuara, dhe qytetarët tashmë po kthejnë shpresën tek PDK dhe ardhja e Arbenit në këtë parti është besim”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ndërsa, Fetoshi ka thënë që PDK-ja është parti që përfaqëson vlerat e UÇK-së.

“PDK është forcë politike gjithmonë e hapur dhe e cila nuk ka kalkuluar diskurse politike dhe e cila përfaqëson vlera të UÇK-së”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se…