Arben Gashi: Presidenti duhet të tërhiqet!

03 qershor 2020 | 23:23

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po përdor gjuhën e përçarjes dhe nxitjes, e jo të bashkimit e pajtimit.

“Fjalori i presidentit Thaçi për arrestimin e një qytetari protestues në sheshin Nëna Terezë është nën çdo nivel të pranueshëm për gjuhën e një bartësi institucional”, ka shkruar Gashi në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i Gashit në “Facebook”:

Presidenti duhet të tërhiqet!
Fjalori i presidentit Thaçi për arrestimin e një qytetari protestues në sheshin Nëna Terezë është nën çdo nivel të pranueshëm për gjuhën e një bartësi institucional.

Gjuha që po përdor presidenti është, thënë minimalisht, gjuhë e përçarjes dhe nxitjes, e jo e bashkimit e pajtimit!
Presidenti ka përfunduar detyrimet e tij kushtetuese. Komentimet që po vazhdon t’i bëjë për situatën politike nuk janë në frymën e pajtimit, unifikimit dhe përfaqësimit simbolik, frymë që duhet të prezantojë institucioni që ai drejton!
Gjuha dhe retorika e liderëve politikë, e veçanërisht e presidentit, duhet me patjetër të pastrohet nga urrejtja, nëpërkëmbja, poshtërimi dhe fyerja e kundërshtarit politik.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nuk ka…