Arbën Xhaferi ishte një prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm mbarëshqiptarë

15 gusht 2020 | 11:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në tetëvjetorin e vdekjes së Arbën Xhaferit, ka thënë se ai ishte një prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të rëndësishme mbarëshqiptarë.

“Ishte model i politikanit shqiptar dhe përkrahu fuqishëm çdo proces për të mirën e popullit tonë kudo në rajon, pavarësisht dallimeve politike”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Thaçit:

ARBËN XHAFERI ishte një prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm mbarëshqiptarë.

Kishte filozofi politike tejet largpamëse dhe ia doli të kontribuoi shumë për faktorizimin politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe punoi shumë për shqiptarët në Kosovë.

Ishte model i politikanit shqiptar dhe përkrahu fuqishëm çdo proces për të mirën e popullit tonë kudo në rajon, pavarësisht dallimeve politike.

Arbën Xhaferi ishte përkrahës i madh edhe i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 15 gusht 2012 ai u nda vetëm fizikisht me ne, sepse përjetësisht do të jetojë në zemrat tona.

Rruga që lidh Prishtinën me Shkupin e mban me krenari emrin e tij. HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një…