Arda Turan kërkon ndihmë pas tërmetit që goditi Turqinë

06 shkurt 2023 | 15:40

Ish-futbollisti turk, Arda Turan kërkon ndihmë për vendin e tij. Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot në orët e hershme të mëngjesit Turqinë.

Goditja ka qenë e fuqishme, me 7.8 magnitude. Ky tërmet ka sjellë mijëra vdekje dhe shumë dëme materiale në Turqi. Në përkrahje të popullit turk kanë dalë shumë fytyra të njohura publike, së fundmi edhe Arda Turan.

Ai me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Instagram” ka kërkuar ndihmë nga e gjithë bota, pas kësaj tragjedie që populli i tij ka përjetuar.

“Turqia e deklaroi nivelin e katërt të alarmit shtetëror. Niveli i katërt e përfshin thirrjen ndërkombëtare për ndihmë. Për ju që gjendeni përreth botës, duhet ta lexoni këtë mesazh. Njerëzit tanë që u prekën nga tërmeti në vendin tim kanë nevojë për ndihmë që të shpëtojnë”, ka shkruar ish-futbollisti i njohur turk.

Në lidhje me tërmetin ka reaguar edhe ish-portieri turk, Volkan Demire, i njëjti ka kërkuar gjithashtu ndihmë teksa fliste për situatën në mes lotëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,…