Ardian Gjini: Do ta rikthejmë ëndrrën për një Kosovë të zhvilluar dhe normale
19 maj 2026
| 11:15
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime në Rahovec, ku ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e qytetarëve dhe ka prezantuar vizionin për zhvillimin e vendit.
“Gjithmonë është kënaqësi e veçantë të jesh në Rahovec, mes njerëzve të mirë, bujarë dhe jashtëzakonisht punëtorë”, ka deklaruar Gjini, duke theksuar se fryma që po e shoqëron në takime lidhet me dëshirën për ta rikthyer “ëndrrën e një shteti të zhvilluar e normal”. Sipas tij, prioritet mbetet zhvillimi ekonomik, trajtimi më dinjitoz i mësuesve dhe vlerësimi maksimal i pensionistëve për kontributin e tyre jetësor.



