Argjentina fiton ndeshjen miqësore pa Messin

27 mars 2024 | 11:22

Kombëtarja e Argjentinës e ka fituar ndeshjen miqësore ndaj Kosta Rikës me rezultat 3-1.

Të parët gol realizuan mysafirët nëpërmjet Ugalde, në minutën e 34-të. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, argjentinasit ishin fantastik.

Golat u shënuan nga Di Maria, Mac Allister dhe Lautaro Martinez. Vlen të ceket se në të dy miqësoret e këtij muaji, Argjentina luajti pa njeriun kryesor të tyre, Lionel Messin, i cili ka pasur probleme me lëndim muskulor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri i…