Argjentina gjunjëzon Italinë në ‘Wembley’

01 qershor 2022 | 23:15

Argjentina e ka mposhtur Italinë, me rezultat 3-0, sonte në “Wembley” në ndeshjen e njohur si “La Finalissima”.

Përballja mes fituesit të Evropianit dhe fituesit të Kupës së Amerikës, ka dhënë një ndeshje të bukur, me aksion të mira, raste nga të dy palët dhe tre gola të shënuara.

Pjesa e parë e sfidës mes Italisë dhe Argjentinës, është mbyllur me avantazhin e skuadrës argjentinas prej 0-2.

Italia dhe Argjentina në pjesëlojën e parë, treguan lojë mjaftë të mirë, derisa ishte Lautaro Martinez (28’), i cili zhbllokojë ndeshjen pas asistimit të Lionel Messit për ta kaluar Argjentinë në epërsi prej 0-1, kurse, Angel Di Maria (45’), dyfishojë avantazhin e argjentinasve prej 0-2, rezultat më të cilin skuadra shkuan në pushim.

Lojë e bukur është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë. Skuadra e Roberto Mancinit tentoi më të gjitha forcat që të gjej rrugën e golit, por tentimet e tyre ishin të kota, derisa Paulo Dybala (90+2’), i dha goditjen e fundit Italisë në këtë duel duke shënuar golin e tretë për Argjentinën, e cila fiton “La Finalissima”.

Kujtojmë së ky është edicioni i tretë që do të takohen fituesi i Evropianit dhe kampioni i Kupës së Amerikës, ku në të kaluarën, respektivisht në vitin 1985, Franca e mposhti 2:0 Uruguain, derisa tetë vite më vonë, Argjentina e kishte mposhtur me penallti Danimarkën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq po qëndron për vizitë në…