Ariana Grande vazhdon dërgon dhurata për spitalet e fëmijëve në Mançester

28 dhjetor 2022 | 16:41

Ariana Grande edhe këtë vit ka vijuar traditën e saj të të dërguarit të dhuratave fëmijëve që kalojnë sezonin festiv në spitalet e Mançesterit. 29-vjeçarja është e lidhur me Spitalin Mbretëror të Fëmijëve pasi ndihmoi shumë prej viktimave që u  lënduan pasi një kamikaz hodhi veten në erë në koncertin e saj në vitin 2017.

Stafi i spitalit ndau një foto të pirgut të dhuratave poshtë pemës dhe shkroi: “Faleminderit Ariana! Jemi shumë të lumtur të marrim dhurata Krishtlindjesh nga Ariana Grande për pacientët e vegjël në spitalet tona në Mançester”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bajrush Xhemaili, Nait Hasani, Isak Shabani, Bislim Zogaj e Sadik…