Arianit Islami emërohet zëvendësues i drejtorit të Aviacionit Civil (dokument)

29 gusht 2023 | 11:38

Arianit Islami është emëruar zëvendësues i drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) të Kosovës, pasi Qeveria e Kosovës javën e kaluar e kishte shkarkuar Bujar Ejupin nga pozita e drejtorit të AAC-së.

Vendimi i emërimit është nënshkruar të hënën nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu.

I sapoemëruari në këtë pozitë deri në këtë vendim kishte shërbyer si drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

vendim liburn aliu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Ekonomisë së Kosovës, Getoar Mjeku ka zhvilluar takim…