Arianit Sadiku zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan

06 janar 2022 | 16:12

I propozuari nga Lëvizja Vetëvendosje, Arianit Sadiku, ka marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur në krye të Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Sadiku ishte në garë më kandidaten e propozuar nga Lidhja Demokratike, Shpresa Kurteshi-Emini.

Arianit Sadiku ka fituar 18 vota, ndërsa Shpresa Kurteshi-Emini 17.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charles Leclerc, piloti monogask i Ferrarit, beson se gjatë sezonit…