Leclerc: Ja çfarë ka ndryshuar tek unë, këtë vit pranë fitores

06 janar 2022 | 16:09

Charles Leclerc, piloti monogask i Ferrarit, beson se gjatë sezonit të ri do të jetë më kompetitiv në pistë. “Në përgjithësi, ndihem i përmirësuar krahasuar me të shkuarën. I menaxhoj më mirë gomat përgjatë garës”, tha Leclerc.

“Bashkë me Ferrarin punuam shumë në këtë drejtim dhe mendoj se në këtë drejtim nuk kam asgjë për të pasur zili me pilotët e tjerë”, u shpreh më tej piloti i “kokëkuqes”, që vitin e kaluar nuk arriti asnjë fitore.

Ai shprehet se tashmë e ka spostuar më shumë vëmendjen te dita e diel dhe jo të provat zyrtare të së shtunës. “E kam parë veten duke sakrifikuar më shumë ditën e shtunë se sa të dielën, kur është gara. Në këtë drejtim po punoj ende”, tha Leclerc.

“Besoj se këtë sezon do të jemi më pranë Mercedes e Red Bull, duke qenë në garë për fitoren dhe titullin. Do të kemi shumë risi këtë sezon, ndaj do të jetë interesante për të parë se si do të paraqiten makinat”, tha Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP – Gjatë mbrëmjes së djeshme, Einxhel dhe Dj…