Arifi dhe Demaj: Jemi paraqitur mirë ndaj Gjermanisë

01 tetor 2019 | 12:24

Hendbollistja Albana Arifi ka thënë se përkrahja e shikuesve ka ndikuar shumë që paraqitja e Kosovës të jetë në nivel të lartë në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Gjermanisë.

Arifi ka luajtur dy ndeshjet e para zyrtare me Kosovën dhe me të në përbërje përfaqësuesja e Kosovës është dukshëm më e kompletuar. “Në pjesën e dytë në shprehje erdhi niveli që kanë gjermanet. Erdhi në shprehje aspekti fizik dhe përvoja. Ne jemi munduar të paraqitemi sa më mirë, ndërsa mendoj se e kemi bërë hapin para të cilit edhe e kemi synuar. Ka ende gjëra që duhet të përmirësohen te Kosova, por besoj se jemi në drejtimin e duhur”, ka thënë Albana Arifi.

Ndërsa Leonora Demaj që ka shkëlqyer ndaj Gjermanisë. Ajo në shumë çaste ishte e pandalshme për lojtaret gjermane dhe shënoi plot 10 gola. “Në përgjithësi jam e kënaqur me lojën, sidomos me pjesën e parë. Kemi dhënë maksimumin, kemi lënë zemrën në fushë”, ka thënë Demaj. Edhe Leonora si vajzat e tjera ka shprehur respektin e saj për shikuesit që ishin në palestër në numër të madh dhe që ofruan përkrahje të madhe për Kosovën.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëtimi kinematografik i  Spider-Man duket se do të vazhdojë. Dy…