Arjan Konomi flet për gjendjen e tij shëndetësore pas ndërhyrjes së rëndë kirurgjikale

30 qershor 2022 | 13:16

Pas ndërhyrjes së rëndë kirurgjikale në krah para pak ditëve më parë, opinionisti Arjan Konomi na ka njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Në videon e publikuar në TikTok, Arjani bën me dije ndjekësit se po rikthehet në Shqipëri, pasi e ndërpreu udhëtimin e tij për shkak të aksidentit. Në video Arjani tregoi se është mirë nga gjendja shëndetësore dhe shpreson të mos ketë komplikacione të tjera.

Kujtojmë se para pak ditëve më parë Arjani na njoftoi për aksidentin e tij. Si pasojë e këtij aksidenti, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në krah. Jo vetëm kaq por Arjani tha se për pak desh e humbi krahun e tij.

“Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem”, tha ai në video.

Më tej, ai theksoi se kjo është arsyeja se përse ka munguar në Instagram, pikërisht për aksidentin që pësoi.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi që më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di çfarë t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar tani në Instagram është për këtë arsye”, tha Arjani në videon që ka publikuar në rrjetin social.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në Kosovë…