Rritja e çmimeve, Abdixhiku: Çështja nuk është çfarë bën Putini, por Albini

30 qershor 2022 | 13:10

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në Kosovë nuk ka zhvillim ekonomik, siç po është duke e promovuar qeveria Kurti.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet ta kuptojë mirë gjendjen reale në Kosovë dhe të ndërmarrë masa.

“Ju s’keni zhvillim ekonomik. S’jeni në gjendje të ndërmerrni as edhe një masë që dëshmon se ka zhvillim. Do të bëheshit vendi i parë që me politika sociale e rrisni zhvillimin ekonomik. Inflacioni është 13  për qind, Albin. Që ta kuptojnë gjithë, ky inflacion s’vjen prej Albinit, po vjen prej luftës së Putinit, por çështja s’është çka bën Putini, por Albini. Me 13 për qind inflacion, ato 200 mijë euro kursime sot bëjnë 170 mijë, 50 mijë eurot e baxhanakut tash bëjnë 40 mijë euro. Por, problemin e kam për ata njerëz që janë në kufirin e mbijetesës”, ka thënë Abdixhiku në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i LDK-së ka thënë se ka dhënë propozime, por se qeveria ka inat me propozuesin dhe jo me propozimin.

“Kur ke qenë në vendin tim e ke dhënë po të njëjtin propozim. Nuk mbahet shteti me shtesa sociale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ibrahim Tatlises është një ndër këngëtaret më të famshëm në…