Arkivi i Kosovës hap në Vlorë ekspozitën me dokumente për Isa Boletinin

25 nëntor 2022 | 14:46

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin dhe në nderim të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës, sot kanë hapur ekspozitën “Isa Boletini në dokumentet arkivore dhe në shtypin gjermanofon”.

Ekspozita është hapur në Galerinë e Arteve në Vlorë.

Në hapje të ekspozitës ishin të pranishëm drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, drejtori i Muzeut të Pavarësisë, rektori i Universitetit të Vlorës, Roland Zisi, drejtori i Galerisë së Arteve në Vlorë, Skënder Spahiu, pedagogë dhe studentë, Grupi Polifonik i Mallakastrës dhe qytetarë të Vlorës. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gusht të këtij viti u kuptua nga mediat se…