Armend Muja drejton Vetëvendosjen në Mitrovicë

26 shtator 22:13

Siç edhe pritej në krye të qendrës së VV’së është zgjedhur deputeti e këtij subjekti Armend Muja, Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arjeta Fejza, Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Lorik Hysenaj.

Njoftimi i LV-së:

lg.php.gifLëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Mitrovicë ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë.

Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurëse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:

Kryetar i qendrës është zgjedhur, Armend Muja.

Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arjeta Fejza.

Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Lorik Hysenaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të ndeshjes së nesërme, Kosova – Qipro, presidenti…