Armend Muja tregon arsyet e aderimit në Vetëvendosje

13 janar 2021 | 16:43

Profesori dhe analisti i çështjeve politike, Armend Muja, të martën i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, e cila drejtohet nga Albin Kurti.

Muja një ditë më vonë, nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka treguar arsyet se pse ka vendosur t’i bashkohet kësaj lëvizje.

Ai ka thënë se Kosova gjendet para sfidave nga të cilat vetëm Kurti mund ta nxjerr nga to.

“Kurti nuk i ka borxh askujt përpos popullit të Kosovës dhe dashamirësve të saj. Nuk duhet pritur që ai si kryeministër të jetë kokulur para atyre që sfidojnë shtetësinë e Kosovës nga brenda dhe jashtë. Ai do te veproj si kryeministër i të gjithë votuesve në Kosovë dhe partner me miqtë më të afërt te Kosovës”, ka shkruar Muja.

Postimi i plotë i Mujës:

Me Albinin njihemi qëmoti, por nga dje, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE! Kosova gjendet e sfiduar, si për të kaluarën, ashtu edhe për të ardhmen e saj. Albin Kurti përfaqëson të vërtetën, autoritetin moral dhe vullnetin e njerëzve të rëndomtë në Kosovë-aktiv e rezistent ndaj sfidave shoqërore që nga vitet e 90-ta, por edhe të gatshëm për rrugën përpara.

Data 14 shkurt 2021 do të jetë historike për Kosovën – Kurti do të jetë Kryeministri më i votuar, lajm i mirë dhe i domosdoshëm për Kosovën dhe shqiptarët.

Kurti nuk i ka borxh askujt përpos popullit të Kosovës dhe dashamirësve të saj. Nuk duhet pritur që ai si kryeministër të jetë kokulur para atyre që sfidojnë shtetësinë e Kosovës nga brenda dhe jashtë. Ai do te veproj si kryeministër i të gjithë votuesve në Kosovë dhe partner me miqtë më të afërt te Kosovës.

Nevojitet ilaç i shpejtë kundër pandemisë, papunësisë dhe krimit. Na duhet paqe e brendshme dhe kontributi i të gjithë diasporës për ecje me hapa të shpejtë drejt zhvillimit dhe integrimit evropian. Kosova do ti kthehet fitoreve.

Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! janë e vetmja garanci për ndryshim në Kosovë. Për mua është nder dhe përgjegjësi të jem një pjesë e këtij rrugëtimi.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Drejtues i Sindikatës se Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe…