SBAShK-u: Opsioni i grevës në arsim mbetet i hapur

13 janar 2021 | 16:28

Këshilli Drejtues i Sindikatës se Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovë (SBAShK) ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm së bashku me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar të komunave të Kosovës dhe Universiteteve.

Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale në arsim dhe për kërkesat e anëtarësisë lidhur me shtesën në paga për arsye të punës në kushteve të vështirësuara nga pandemia dhe rreziku nga prekja me Covid-19 dhe për Kontratën e re Kolektive të Arsimit.

“Pas një debati të hapur duke vlerësuar edhe situatën aktuale në Kosovë dhe duke analizuar me kujdes këto dy kërkesa të anëtarësisë, pjesëmarrësit e këtij takimi të jashtëzakonshëm kanë sjellë përfundimin se periudha e dytë e mësimit të nis më 18 janar, por që greva të mbetet opsion i hapur. Është autorizuar Kryesia dhe kryetari i SBAShK-ut që nëse edhe në ditët në vijim nuk ka rezultate nga takimet me institucionet dhe dialog, atëherë duke marrë mbështetjen me shkrim nga anëtarësia përmes formularëve të deklarimit, që do të shpërndahen të premten e tutje në të gjitha institucionet arsimore të shpallen veprimet sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme”, është thënë në komunikatën e SBAShK-ut.

Në këtë komunikatë thuhet se pjesëmarrësit janë shprehur të bindur se qeveria Hoti dhe MASh-i do të reflektojnë duke u dhënë përgjigje pozitive këtyre dy kërkesave të anëtarësisë së SBAShK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Handikos-i në bashkëpunim me The Balkan Forum në dhjetor të…