Arrestohen 10 persona në Gjakovë, u rrahën e gjuajtën me armë mes vete pas mosmarrëveshjeve në rrjete sociale

09 mars 2024 | 09:43

Dhjetë persona janë arrestuar nga policia në Gjakovë, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje mes vete ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, deri te rraha dyshohet të ketë ardhur pas mosmarrëveshjeve që të njëjtit kishin pasur në rrjete sociale.

“Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Blow-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Joshua ka shënuar fitore ndaj Ngannous. Joshua fitoi me…